AKTIVITET TRAJNUES:
“Akti administrativ normativ dhe problematikat që shfaqen në drejtim të vlerësimit ose jo gjatë shqyrtimit të kërkesës së sigurimit të padisë të aktit normativ të parakushteve procedurale lidhur me legjitimitetin aktiv të palës paditëse.”
Shkolla e Magjistraturës, më datë 14 janar 2025, zhvillon aktivitetin trajnues me temë “Akti administrativ normativ dhe problematikat që shfaqen në drejtim të vlerësimit ose jo gjatë shqyrtimit të kërkesës së sigurimit të padisë të aktit normativ të parakushteve procedurale lidhur me legjitimitetin aktiv të palës paditëse”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet drejtohet nga:
Ekspertë: Altina Nasufi dhe Sokol Ibi
Lehtësues: Mirjan Mustafaj
Qëllimi i këtij trajnimi është: Përditësimi dhe thellimi i njohurive mbi kontrollin gjyqësor të akteve normative nënligjore dhe zgjidhja e problematikave që shfaqen në drejtim të vlerësimit gjatë shqyrtimit të kërkesës së sigurimit të padisë të aktit normativ, të parakushteve procedurale lidhur me legjitimitetin aktiv të palës paditëse.
Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si:
- Akti administrativ normativ, tiparet e tij.
- Subjektet që legjitimohen të kundërshtojnë aktin administrativ normativ.
- Legjitimimi, kusht i rëndësishëm formal, e drejta subjektive dhe interesi i ligjshëm publik, koncepte të ndryshme ligjore.
- Pezullimi i zbatimit të aktit nënligjor normativ, si masë e sigurimit të padisë në gjykimin e ligjshmërisë së aktit normativ.
- Gjykata kompetente për gjykimin e mosmarrëveshjeve për aktet administrative normative.
- Evidentimi i jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Administrative të Apelit, etj., në elaburimin e problematikave të hasura në praktikën gjyqësore në lidhje me temën e trajnimit.
Në këtë aktivitet trajnues marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.
QUIZ KAZUS 1: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/wp-admin/admin.php?page=mlw_quiz_results&quiz_id=65
QUIZ KAZUS 2: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/wp-admin/admin.php?page=mlw_quiz_results&quiz_id=66